Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

E Hënë, 29.01.2018




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka mbajtur sot takimin e radhës kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, në të cilën u diskutua lidhur me Projektligjin për Radiotelevizionin e Kosovës.

Anëtarët e komisionit kanë diskutuar lidhur me hartimin e nismës legjislative të Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës. Gjatë diskutimit në këtë mbledhje janë shqyrtuar mundësit e një vizite studimore në shtetin Slloven apo atë Italian për të marrë praktikat e mira që më pas ato t'i përshtatin tek Radiotelevizioni Publik i Kosovës. Po ashtu nga disa anëtarë u diskutua formulimi i një kërkese në ambasadën Suedeze për vizë udhëtimi atje dhe kërkesë për dhënie të donacionit.

Komisioni do të vazhdojë punimet në mbledhjet e radhës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...