Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
E Premte, 26.01.2018
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Haxhi Shala, ka shqyrtuar sot raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-214.
Pasi Komisioni u dakordua që të hiqet amendamenti 1 nga raporti, Komisioni përkrahu atë për procedim të mëtejmë.
Komisioni po ashtu ka miratuar në parim edhe Projektligjin për të huajt dhe procedohet në seancë plenare për shqyrtim të parë.