Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Hënë, 22.01.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Duda Balje - kryetare, sot mbajti mbledhjen e rregullt.
Pikë e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për vitin 2017. Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit njëzërit miratuan këtë Raport.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe Projektplanin e punës së Komisionit për vitin 2018. Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse dhe me disa ndryshime dhe plotësime, njëzërit miratuan këtë Projektplan.