Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Premte, 19.01.2018




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, i kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që janë pjesë e koalicionit për integritet dhe transparencë në universitete të Republikës së Kosovës.

Përfaqësues të shoqërisë civile, pjesë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë nëUniversitete të Republikës së Kosovës, para anëtarëve të komisionit paraqiten një varg problemesh dhe shqetësimesh që kanë hasur gjatë hulumtimeve në arsimin e lartë. Sipas të gjeturave nga këta përfaqësues, hulumtimet kishin të bënin me: politizimin e universiteteve, shitjen e diplomave, mungesën e literaturës për studentë, plagjiatura në punimet shkencore, mosllogaridhënja dhe jo-transparenca etj. Po ashtu, çështje shqetësuese u paraqit edhe shkarkimi i bordeve pa ndonjë arsyetim, si dhe avancimet akademike në arsimin e lartë.

Në fund të takimit anëtarët e komisionit shprehën falënderim për të gjithë pjesëmarrësit në takim, duke u qenë mirënjohës lidhur me raportimin dhe të gjeturat që u paraqitën në komision.

Po ashtu, komisioni u ofroi mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në mënyrë që të evitohen parregullsitë dhe problemet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...