Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë

E Marte, 16.01.2018




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot, në takime të ndara, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, si dhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me Ambasadorët e Quintit për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit.

Veseli i ka falënderuar Ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë.

Kryetari Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në KosovëKryetari Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në KosovëKryetari Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në KosovëKryetari Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në KosovëKryetari Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në KosovëKryetari Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë