Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 16.01.2018




Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, fillimisht është shqyrtuar dhe përkrahur më pas, Raporti me rekomandime i Projektligjit për Standardizim.

Komisioni miratoi edhe Raportin vjetor të Punës së Komisionit për vitin 2017, ndërkaq, lidhur me Planin e Punës së Komisionit për vitin 2018, është formuar grupi punues për hartimin e tij.

Gjatë kësaj mbledhjeje, janë ngritur një mori çështjesh dhe shqetësimesh nga ana e anëtarëve të komisionit, e që kishin të bënin kryesisht me Ministrinë e Infrastrukturës. Lidhur me këtë, u vendos që në një nga mbledhjet e radhës, të raportojë ministri i kësaj ministrie.

Lidhur me vendimin e Qeverisë nr.17/21 datë 22.12.2017 për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), i paraparë që të shqyrtohet në këtë mbledhje, Komisioni vendosi që këtë ta bëjë në mbledhjen e radhës.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...