Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Hënë, 15.01.2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, u shqyrtua Projektligji nr. 06/L-005, për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Prezent në këtë takim për të dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me këtë projektligj, ishte edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.
Komisioni, pasi shqyrtoi këtë projektligj dhe amendamentet e propozuara nga deputetët, me disa ndryshime, përkrahu Projektligjin për procedim të mëtejmë.
Komisioni po ashtu shqyrtoi edhe Projektligjin nr.06/L-019 për Standardizim, me amendamentet e Komisionit Funksional, ndërkaq u dakorduan se kostoja buxhetore e këtij ligji është e përballueshme.