Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Mërkure, 20.12.2017




U përkrah raporti me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga zv/kryetari i parë, Hajdar Beqa, ka shqyrtuar sot dhe përkrahur raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Komisioni po ashtu ka diskutuar edhe për mbajtjen e një punëtorie lidhur me Rregulloren e re të Punës së Kuvendit.