Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 20.12.2017
Anëtarët e Komisionit pa debat, me shumicë e votash, miratuan P/ligjin nr.06/L-020 për buxhetin e Republikës së Kosovës
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Igor Simiç, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme, pikë kryesore e rendit të diës ishte: Shqyrtimi i P/ligjit nr.06/L-020 për buxhetin e Republikës së Kosovës. Për vitin 2018.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, EURS-it, KDI-së, si dhe përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së kryetarit të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit, pa debat, me shumicë votash, miratuan P/ligjin nr.06/L-020 për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.