Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Marte, 19.12.2017




Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, miratoi raportin me amendamente të Komisionit për Buxhet dhe Financa për Projektligjin nr.06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2018.

Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Financave Bedri Hamza, i cili shprehi konsideratë për punën dhe angazhimin e anëtarëve të komisionit gjatë hartimit të amendamenteve. Me këtë rast, ministri i Financave Hamza, propozoi 3 amendamente të reja, të cilat sikurse amendamentet e tjera u përkrahën nga Komisioni.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa