Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Hënë, 18.12.2017
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të ,cilin e kryesoi kryetari Igor Simiq, mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, Nr. 06/L-020, lidhur me ndarjet buxhetore për Ministrinë për komunitete dhe kthim.
Në mbledhjen e Komisionit, përveç anëtarëve, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim me në krye ministrin Dalibor Jeftiqin dhe përfaqësuesit e OSBE-së; dhe të KKK nga Zyra e Kryetarit të Republikës së Kosovës.
Duke folur për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, Nr. 06/L-020 dhe ndarjet buxhetore për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, që për nevojat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim parasheh shumën e përgjithshme prej 6.900.000 €, prej të cilave për investime kapitale, gjegjësisht për projektet e personave të zhvendosur, gjithsej 1.000.000 €, për projekte të ndryshme të të kthyerve (para së gjithash për ndërtimin e shtëpive), gjithsej 2.400.000 € dhe pjesa e mbetur prej 3.500.000 € për infrastrukturë dhe nevoja tjera të ndryshme (instalim ujësjellësi, kanalizim dhe punë tjera të ndryshme infrastrukturore, si dhe për mbulim të aktiviteteve arsimore, kulturore dhe sportive) për të gjitha komunitetet që jetojnë dhe punojnë në Republikën e në Kosovës.
Anëtarët e Komisionit në mbledhje i parashtruan ministrit Jeftiq pyetje të shumta, në të cilat ai u përgjigj në tërësi. Pastaj, u diskutua për Projektligjin për Standardizim, Nr.06/L-019, me raportin dhe rekomandimet e Komisionit Funksional për Zhvillim e Ekonomik, Infrastrukture, Tregti dhe Zhvillim rajonal, të cilin e miratuan njëzëri.