Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ... Sala Berisha-Shala dhe deputetja Hykmete Bajrami, po marrin pjesë në mbledhjen e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë

E Marte, 19.12.2017




Përfaqësuesit parlamentar të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht, Sala Berisha-Shala kryetare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, si dhe deputetja Hykmete Bajrami, anëtare e këtij komisioni, po marrin pjesë në mbledhjen e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë.

Në mbledhjen e këtij Plenumi, temë qendrore ishte: Siguria dhe Furnizimi me Energji, ndërkaq, kryetarja Sala Berisha-Shala, e cila me këtë rast është paraqitur si përfaqësuese e Kosovës në Komunitetin e Energjisë, ndër të tjera ka folur për sfidat e vendit tonë lidhur me furnizimin me energji elektrike.

Ajo ka nënvizuar se sfidë e sigurimit të mjaftueshëm të energjisë është mos anëtarësimi i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Energjisë Elektrike (ENTSOE).

Ajo është shprehur e bindur se së bashku me mekanizmat relevant të kësaj fushe, do të arrijmë t'i largojmë të gjitha pengesat, dhe Kosovës t'i mundësohet shfrytëzimi efektiv, e i papenguar, i të gjitha benifiteve që ofron tregu i integruar rajonal, në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Ne përmbyllje të paraqitjes së saj në këtë forum, kryetarja e komisionit Sala Berisha- Shala, tha: "Ne i gëzohemi bashkëpunimit dhe takimit të sotëm dhe atyre që do të pasojnë, për një të ardhme të qëndrueshme të energjisë, si dhe fuqizimin e Komunitetit të Energjisë".

Delegacioni nga Kosova, nesër do të marrë pjesë në Forumin, "Efiqienca e Energjisë dhe Klima".

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ... Sala Berisha-Shala dhe deputetja Hykmete Bajrami, po marrin pjesë në mbledhjen e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të EnergjisëKryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ... Sala Berisha-Shala dhe deputetja Hykmete Bajrami, po marrin pjesë në mbledhjen e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë