Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Hënë, 18.12.2017
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga z.nja Duda Balje, kryetare, sot mbajti mbledhje ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte: Diskutimi në lidhje me Raportin e Avokatit të Popullit të Kosovës, për faturimin e energjisë elektrike, përkatësisht shpenzimi i saj nga katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, moreën pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji, me në krye ushtruesin e detyrës së Kryesuesit, z. Arsim Janova, përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit me në krye z. Hilmi Jashari, si dhe përfaqësuesi i UNMIK-ut dhe ai i KDI-së.
Në vazhdim të mbledhjes, ud. së kryesuesit, z. Arsim Janova, duke folur për Raportin e Avokatit të Popullit të Kosovës, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike, përkatësisht shpenzimin e saj nga katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, theksoi se prej momentit që, Gjykata themelore në Prishtinë e solli vendimin , kurse Gjykata e apelit në Prishtinë të njëjtën e vërtetoi, që të mos zbatohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për faturimin e energjisë elektrike, d.m.th. që qytetarët mos e paguajnë faturimin për energji elektrike, të shpenzuar nga katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Pra, për gjashtë vitet e fundit, qytetarët e Kosovës kanë ( në këtë pagesë nuk bëjnë pjesë qytetarët e katër komunave veritore të Republikës së Kosovës), paguar gjithsej 41 milion euro e më tepër, në emër të shpenzimit të energjisë elektrike.
Në vazhdim të ekspozeut të vet, z. Janova përmendi që qytetarët e Kosovës nga 1 dhjetori i këtij viti, do të paguajnë 3.55 % më pak të mjeteve për energji elektrike të pashpenzuar, deri në vendimin e ri të gjykatës kompetente.
Në fund të fjalimit të vet, z. Janova theksoi që, për shkak të përbërjes jokomplete të Bordit të Rregullatorit të Energjisë, ( nga pesë anëtarë tani kanë vetëm dy) nuk kanë mundësi të sjellin vendime të plotëfuqishme në emër të Zyrës së rregullatorit për energji, dhe për këtë shkak do të duhej që, Kuvendi i Republikës së Kosovës,s amë parë, t'i zgjedhë edhe tre anëtarë të këtij Bordi, në mënyrë që në përbërje të plotë të sjellin vendime të plotëfuqishme nga kompetencat që i kanë.
Anëtarët e Komisionit, përfaqësuesve të Bordit të Zyrës për Rregullatorin e Energjisë, i parashtruan shumë pyetje në të cilat ata në mënyrë të hollësishme u përgjigjen.