Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes plenare
E Diel, 10.12.2017
Kuvendi i Republikës së Kosovës, i drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka vazhduar sot seancën plenare, të ndërprerë të enjten, me votimin e Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Fillimisht, Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së aktorit Blerim Peci, i cili vdiq dje.
Duke u kthyer në rend të ditës, kreu i Kuvendit, Veseli, hodhi në votim projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
Me 62 vota për dhe dy kundër, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2018, duke i hapur kështu rrugë shqyrtimit të tij në komisionin funksional dhe në komisionet e tjera parlamentare.