Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Marte, 05.12.2017
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është diskutuar lidhur me formimimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, përkatësisht, përbërjen e delegacionit parlamentar për Marrëveshjen e MSA-së.
Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje, Kryesia vlerësoi se vendimi për formimin e këtij komisioni, duhet të merret pas konsultimeve shtesë.
U vendos ndërkaq, që në bazë të Rregullores së Kuvendit të formohet Komisioni ad-hoc, për përzgjedhjen e një anëtari nga komuniteti serb për anëtar të Bordit të RTK-së.