Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

E Hënë, 04.12.2017




Në mbledhjen e stome të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilën e kryesoi Haxhi Shala, kryetar, u diskutua për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-214, si dhe për Projektligjin për infrastrukturë kritike, të miratuara në parim në seancën e fundit plenare.

Komisioni vendosi të formojë një grup punues për shqyrtimin e mëtejmë të të dy projektligjeve, i cili do të kryesohet nga deputeti Fatmir Xhelili.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës