Lajmet e fundit
Shtyhet debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara
E Marte, 05.03.2019
Debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, në bazë të kërkesës së 44 deputetëve, nuk është mbajtur sot, meqë propozuesi i kësaj çështje, Driton Selmanaj, kërkoi që kjo seancë të mbahet më 12 mars, pasi që një pjesë e madhe e deputetëve janë pjesëmarrës në manifestimin e Epopesë së UÇK-së.
Selmanaj tha se nderimi më i madh për të gjithë ata që kanë rënë për këtë vend do të ishte diskutimi për shpenzimet e qeverisë, meqë edhe për ngjarje të tilla, tha se po keqpërdoret buxheti i Kosovës. Ndërkaq, deputeti Milaim Zeka, shfaqi kritika drejtuar deputetëve të cilët kanë kërkuar mbajtjen e një seancë të tillë pikërisht në këtë ditë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndërpreu seancën dhe sqaroi se Kryesia do të vendosë për ditën e mbajtjes së këtij debati.