Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Hënë, 03.12.2018
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, shqyrtoi dhe përkrahu tri projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Kinematografinë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Bibliotekat.
Në këtë mbledhje, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, për t'i arsyetuar propozimet të cilat për qëllim kishin harmonizimin e dispozitave që paralajmërojnë gjobat për kundërvajtje.
Pas diskutimeve lidhur me projektligjet e lartpërmendura, deputetët u dhanë mbështetje atyre për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.