Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Hënë, 26.11.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë dhe përfaqësuesit e OSBE-së, UNHR-it, UNICEF-it dhe KDI-së.
Në mbledhje pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i P/ligjit për Mbrojtën e Fëmijës.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit u pajtuan që me mbështetjen e UNICEF-it, me 6, 7, dhe 8 dhjetor 2018 të organizohet një punëtori në Prevallë,, ne të cilën do të shqyrtohet P/ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.