Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim
E Enjte, 15.11.2018
Në mbledhjen e sotme Komisioni për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim, të udhëhequr nga z. Igor Simić, Kryetar, u shqyrtuan gjashtë Projektligje, dhe atë: shqyrtimi i Projekt Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 06/L-074 me amendamente të Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtareve dhe prokurorëve me amendamentet e Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara të konfiskimit për konfiskimin e pasurisë me amendamentet e Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve me amendamentet e Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrtimi i Projektligjit nr.062/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me amendamentet e Komisionit për administratë publike, qeverisje lokale dhe media si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/1264/L-077 për plotësim dhe ndryshim të Ligjit nr. 2004/32 për Familjen në Kosovë, nga Komisioni funksional për legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit.
Anëtarët e Komisionit e kanë përkrahur për procedim të mëtutjeshëm gjashtë Projektligje (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës