Lajmet e fundit
Dërguti dhe Bajrami marrin pjesë në Konferencën botërore “Fuqizimi i vizibilitetit, thirrje për ndryshim”
E Premte, 09.11.2018
Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti dhe deputetja Hykmete Bajrami, po marrin pjesë në Programin e përkohshëm "Gratë deputete të konferencës botërore:
Fuqizimi i vizibilitetit, thirrje për ndryshim", i cili mbahet në Dhomën e Përfaqësuesve, në Ëestminster, Britani e Madhe.
Kjo ngjarje një ditore historike, e cila mbahet me rastin e njëqindvjetorin të së drejtës së votimit të grave në Mbretërinë e Bashkuar, po mbledh gratë parlamentare nga e gjithë bota që të festojnë arritjet e tyre, për të diskutuar për fuqizimin e grave parlamentare që të vazhdojnë të apelojnë për ndryshim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Me anë të kësaj ngjarje synohet që të inspirojnë gjeneratën e ardhshme të kontribuojnë për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në parlamente në nivel global dhe gjithashtu për të treguar se si gratë e zgjedhura në gjithë botën po formojnë agjendën politike dhe janë duke bërë ndryshime për gratë dhe vajzat në shtetet e tyre amë.
Kjo ngjarje historike do të krijojë një rrjet të grave parlamentare në të gjithë botën, për të ofruar mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar me ndikim, si dhe krijimin e një plani për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Duke shkëmbyer njohuri dhe praktika më të mira, kjo mbledhje do të forcojë dhe mbështes përpjekjet e grave parlamentare të bëjnë ndryshim në shtetet e tyre, komunitetet e tyre dhe në nivel botëror.