Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i seancës plenare

E Mërkure, 07.11.2018




Sot vazhdoi seanca plenare e Kuvendit, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor dhe 2 nëntor 2018, kryesuar nga kryetari Kadri Veseli. Në fillim të kësaj seance u bë shqyrtimi i propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve. Kjo e fundit doli në foltore për të bërë prezantimin e tekstit të harmonizuar të rezolutës, e cila mori mbështetjen e deputetëve nëpërmjet votimit. Kuvendi vazhdoi punimet me shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, të cilin e prezantoi ministri Kujtim Gashi, në emër të propozuesit. Po ashtu ministri Gashi paraqiti edhe Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private, në vend të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri. Të dyja këto projektligje morën mbështetjen e duhur dhe u miratuan nga Kuvendi. Pikat tjera të rendit të ditës, të cilat u miratuan ishin edhe: Projektligji për Referendum, Projektligji nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë, Projektligji për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare, Projektligji për produkte të ndërtimit, si dhe Propozim-vendimi për caktimin e kompensimit për një anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona. Seanca u ndërpre pas pauzës së deputetëve.

Nga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenare