Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit
E Premte, 02.11.2018
Sot Kuvendi vazhdoi punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare, me ç'rast nënkryetari Xhavit Haliti hapi votimin për miratimin e rezolutës nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Me propozimin e Memli Krasniqit, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, u pajtuan edhe grupet tjera parlamentare dhe vendos që të bëhet një mbledhje në mes përfaqësuesve të këtyre grupeve për të bërë harmonizimin e rezolutës.
Kryesuesi vazhdoi rendin e ditës me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018. Kuvendi miratoi në parim një numër të madh projektligjesh: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, Projektligjin nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport. Në shqyrtim të dytë, ndërkaq, Kuvendi miratoi Projektligjin nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë së bashku me 25 amandamente të propozuara nga komisioni funksional, si dhe Projektligjin për Ndërmarrjet Sociale së bashku me 42 amandamente të komisionit funksional.
Po ashtu, Kuvendi miratoi raportin vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, raportin e Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017, raportin vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017, raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.
U emëruan gjithashtu kryesuesit dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, si dhe kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. U formua ndërkaq Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë, si dhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
Kuvendi i dha mbështetje propozimit të grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor, si dhe mërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.
Ndërsa për pikat: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës së bashku me amandamentet e propozuara, emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore si dhe Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare, nuk u krijua korumi i duhur për votim.