Lajmet e fundit

Dabat publik lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës

E Hënë, 29.10.2018




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Duda Balje, kryetare e Komisionit, mbajti sot debat publik lidhur me Projektligjin nr. 06/L 084 për mbrojtën e fëmijës .

Në këtë debat morën pjesë edhe përfaqësuesit e UNICEF-it, KOUF-a, ZKA-a, FIT-a, Institucionit të Avokatit të Popullit, HENDIKOS-it, KDI-së, si dhe përfaqësuesit e OJQ-së Suri i vizionit.

Duke folur për këtë Projektligj, zonja Duda Balje, ka thënë se Kuvendi i Kosovës, më 15.10.2018 e ka miratuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës dhe para shqyrtimit të dytë në Kuvend, Komisioni vendosi për të mbajtur disa debate publike, tryeza të rrumbullakëta dhe punëtori të ndryshme, me qëllim të pasurimit të të njëjtit.

Në vazhdim të debatit, pjesëmarrësit konstatuan se Ligji për mbrojtjen e fëmijës është një ligj kompleks dhe të gjithë ata që e njohin problematikën e fëmijës duhet të ofrojnë maksimumin e tyre, me qëllim që ky ligj të jetë sa më i mirë dhe më i zbatueshëm në praktikë.

Në fund, anëtarët e komisionit u pajtuan se gjatë punës së mëtejshme do t'i marrin parasysh mendimet dhe sugjerimet nga ky debat, i cili do të kontribuojë për hartimin e një ligji sa më të zbatueshëm në praktikë.

 

Dabat publik lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës