Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 24.10.2018




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesonte Igor Simiqi, kryetar i Komisionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raportimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, përkitazi me regjistrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në universitetet shtetërore si dhe përkitazi në vendet e rezervuara në Qendrën studentore në Prishtinë, për vitin akademik 2018/2019.

Në mbledhjen e sipër theksuar përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, kryesuar nga Ministri Shyqëri Bytyqi, Drejtori i Qendre Studnetore në Prishtinë, g. Fatmir Sfishta, përfaqësuesit e EUSR-it, OSBE-së, Këshillit konsultativ për komunitete në kuadër të zyrës së presidentit të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e KDI-së.

Duke folur përkitazi me regjistrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në universitetet shtetërore si dhe përkitazi me vendet e rezervuara në Qendrën studentore në Prishtinë, për vitin akademik 2018/2019, ministri z. Bytyqi ka theksuar se për studentët e komuniteteve jo shumicë janë ndarë gjithsej 845 vende ose 12% nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar në të gjitha universitetet shtetërore, dhe se deri më tani gjithsejtë janë regjistruar 106 kandidatë të komuniteteve jo shumicë të cilët jetojnë dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Në vazhdim të fjalës së tijë Ministri Bytyqi, ka theksuar se vendet tjera të mbetura e të dedikuara për studentët e komuniteteve jo shumicë të cilat deri më tani nuk janë plotësuar do të mbesin të zbraztë dhe asnjëri nga studentët të cilët i përkasin komuniteteve shumicë nuk do të mund të regjistrohet në këto vende. Ministri Bytyqi ka theksuar që studentëve, kandidatëve të komuniteteve jo shumicë i është paraqitur vetëm një kusht se është e nevojshme që në tekst ta kalojnë barrierën e minimumit prej 30% të pritshmërisë së suksesit dhe se kjo vlen për këtë vit akademik në të gjitha universitetet shtetërore. Në fund të ekspozesë së tij, ministri Bytyqi edhe një herë ka përsëritur se deri më tani sa ai është i informuar nga ana e udhëheqësve të universiteteve shtetërore asnjëri nga kandidatët, donë të thotë të studentëve të komuniteteve jo shumicë nuk është ankuar për ndonjë parregullsi përkitazi me regjistrimin në vitin akademik 2018/2019.

Në të njëjtën mbledhje, duke marrë pjesë në diskutim Drejtori i Qendrës Studentore në Prishtinë, z. Svishta ka theksuar se deri më tani sa i përket vendosjes në qendrën studentore të Prishtinës, sa iu përket studentëve të komuniteteve jo shumicë nuk ka pasur asnjë ankesë dhe se akomodimi deri më tani është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në vazhdim te mbledhjes se theksuar anëtarët e Komisionit i parashtruan pyetje të shumta Ministrit, z. Bytyqi, gjithashtu edhe drejtorit Svishta, në të cilat kanë dhënë përgjigje të hollësishme.

Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit gjithashtu kanë shqyrtuar Projektligjin nr. 06/L-033 për produktet ndërtimore së bashku me amendamentet e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Projektligji nr. 06/L-007 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-007 për procedurën jashtë kontestimore me amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit, si dhe Projektligjin nr. 06/L-008 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2004/16 për trashëgimin në Kosovë me amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit, të cilat i kanë miratuar njëzëri.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim