Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

E Mërkure, 17.10.2018




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, mbajt sot mbledhjen e radhës, cilën e drejtoi kryetari Nait Hasani.

Komisioni hapi diskutimin për pikat e rendit të ditës. Nuk pati asnjë vërejtje rreth raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin për lirinë e asociimit në Organizatat Joqeveritare, i cili si i tillë u procedua për lexim të dytë.

U hapën diskutimet edhe rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, më saktësisht rreth propozimeve për heqjen nga ligji si festa zyrtare 1 Majin - Dita e punëtorëve dhe 9 Majin - Dita e Evropës.

Gjatë diskutimeve, deputetët u pajtuan që Dita e Evropës të mos mbetet në kalendarin e festave zyrtare, por, sipas tij, kjo nuk do ta zbehë aspiratën që vendi ynë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sa i përket propozimeve për festat e minoriteteve, pati debate midis deputetëve të cilët pajtoheshin për festat memoriale dhe datat e rëndësishme për minoritetet.

Projektligji u procedua për shqyrtim të parë në seancë plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...