Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 16.10.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e këtij komisioni, ka shqyrtuar raportin me rekomandime të dy projektligjeve, si dhe Propozim - vendimin e Qeverisë, për përzgjedhjen e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Në fillim të takimit është diskutuar për Propozim - vendimin e Qeverisë, për përzgjedhjen e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Këtë pikë të rendit të ditës, komisioni vendosi që ta shtyjë për mbledhjen e radhës, për shkak se, lidhur me këtë mungonte sqarimi me shkrim nga ana e Qeverisë, të cilin komisioni e ka kërkuar në mbledhjen paraprake.

Është vijuar me shqyrtimin dhe përkrahjen e Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Efiçiencë të energjisë.

U shqyrtua dhe u përkrah po ashtu, edhe Raporti me Rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete.

Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, u vunë re mospajtime ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Gjatë procesit të votimit këta të fundit braktisën mbledhjen e komisionit.

Mospajtimet kishin të bënin me një nga amendamentet e propozuara për vjetërsinë e automjeteve që do të mund të doganoheshin në Kosovë.

Me këtë rast, përfaqësuesit e pozitës mbrojtën qëndrimin se vjetërsia e automjeteve me të drejtë doganimi, për shkak të gjendjes jo të mirë financiare të qytetarëve, duhet të zgjatet nga 10 në 15 vjet.

Në anën tjetër, përfaqësuesit opozitar, duke arsyetuar qëndrimin e tyre me mbrojtje të ambientit, vlerësuan se, të drejtë doganimi duhet të kenë vetëm ato automjete që nuk janë më të vjetra se 10 vite.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...