Lajmet e fundit

Nga seanca plenare e Kuvendit

E Premte, 30.03.2018




Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, (një pjesë e seancës është kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti), deputetët shqyrtuan dhe miratuan në lexim të dytë 11 projektligje.

Me këtë rast, projektligjet e miratuara, amendamentet e të cilave paraprakisht janë paraqitur nga përfaqësuesit e komisioneve përkatëse janë: Projektligji nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligji nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034, Projektligji nr. 06/L-021 mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike Projektligji nr. 06/L-026 për azil, Projektligji nr. 06/L-036 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të huajt, Projektligji nr. 06/L-029 mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore, Projektligji nr. 06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, Projektligji nr. 06/L-037 për metrologji, Projektligji 06/L-041 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit, Projektligji nr. 06/L-031 për pajisjet nën presion dhe Projektligjin nr. 06/L-039 për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Nga seanca plenare e Kuvendit Nga seanca plenare e Kuvendit Nga seanca plenare e Kuvendit