Lajmet e fundit

Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 28.03.2018




Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale zhvilloi takimin e radhës ku përveç pikave të zakonshme për trajtim kishte takimin me kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Paisje Medicinale dhe shqyrtimin e raportit të performancës për Efikasitetin dhe Efektivitetin në Implementimin e Sistemit Informativ unik të Integruar Shëndetësor.

Mungesa e kryeshefit në takim ishte edhe arsyeja e shtytjes së kësaj pike ndërsa lidhur me shqyrtimin e raportit deputetët deklaruan se komisioni i auditimit ka bërë një punë shumë të mirë duke evidentuar probleme të mëdha, ku vetëm rekomandime janë 22.

Deputetë vlerësuan se implementimi i projektit për sigurimet shoqërore edhe pse ka filluar që në vitin 2011, nuk ka zhvillime të mëtejshme dhe asnjë plan konkret, në do të vijojë më tej.

Në përfundim, Komisioni kërkoi të zhvillojë një takim me ministrin e Shëndetësisë.

 

 

 

Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale