Lajmet e fundit

Të hënën në Kuvendin e Kosovës fillon “Java e gruas 2018”

E Diel, 18.03.2018




Të hënën, më 19 mars, në orën 11:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës fillon "Java e gruas 2018", organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it.

Hapjen e kësaj ngjarjeje do të bëjnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria.

Programi:

Dita 1: Hapja e Javës së Gruas 2018: Gati për qeverisje të përgjegjshme

E hënë, 19 mars 2018

Lokacioni: Kuvendi i Kosovës, salla e mbledhjeve plenare


10:00 - 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 - 11:10 Video Java e Gruas 2017

11:10 - 11:20 Hapja e Programit

● Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës
● Alexander Chavarria, Drejtor i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë

11:20 - 11:40 Fjalët hyrëse

● Mexhide Mjaku Topalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryesuese e Grupit të Grave Deputete
● Colleen Hyland, e Ngarkuar me Detyrë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

11:40 - 11:55 Fjalimi kryesor

● Gresa Caka, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

11:55 - 13:45 Diskutim në Panel: Integriteti i Partive Politike si vlerë themelore për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie

11:45 - 12:20 Diskutim në panel

● Gretchen Birkle, Zëvendëse e Zv. Administratorit të USAID për Evropë dhe Euroazi
● Vjosa Osmani, Deputete e Kuvendit të Kosovës/Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike
● Memli Krasniqi, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së/ Nënkryetar i PDK-së
● Emilija Redžepi, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryetare e NDS-së
● Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës/ Nënkryetar i AAK-së

Moderator: Agon Maliqi, Bashkëthemelues dhe Redaktor, Bllogu Sbunker

12:20 - 13:30 Diskutim i hapur me audiencën


Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 130 pjesëmarrës në baza ndërpartiake dhe ndëretnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe nga akademia. Java e Gruas synon të bëjë bashkë gra dhe burra nga Kosova për të diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët, duke ofruar mundësi rrjetëzimi si dhe të zhvillojë më tutje shkathtësitë e tyre si liderë të ardhshëm.

Mirëpresim ekipet tuaja!​

Të hënën në Kuvendin e Kosovës fillon “Java e gruas 2018”