Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Enjte, 15.03.2018
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot në orët e pasdites, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.
Kryesia vendosi që vazhdimi i seancës plenare për shqyrtimin e Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet të martën, më 20 mars 2018, në orën 16:00.