Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione

E Hënë, 12.03.2018




Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesonte Duda Balje, kryetare, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në të cilën e vetmja pikë e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur me çështjen e privatizimit të tokës bujqësore në fshatin Atmaxhë, Komuna e Prizrenit, nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në mbledhjen e lartpërmendur përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë kosovare të privatizimit të kryesuar nga zëvendësdrejtori i këshillit drejtues, z. Avni Jashari, deputeti Arbër Rexhaj si njëri nga nënshkruesit e peticionit, si dhe përfaqësuesit e fshatit Atmaxh dhe IDK-a.

Në mbledhjen e lartpërmendur të komisionit, deputeti Rexhaj si njëri nga nënshkruesit e peticionit ka theksuar se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka privatizuar gjithsej 6 hektarë e 700 ari të tokës bujqësore në fshatin Atmaxhë, komuna e Prizrenit pa i njoftuar fare banorët e fshatit të lartpërmendur përkitazi me fillimin e procesit të privatizimit të tokës së këtij fshati dhe se ky privatizim në një mënyrë është kryer duke heshtur dhe pa njohurinë e banorëve të fshatit Atmaxhë të cilët përndryshe e punojnë këtë tokë afro 100 vite e cila është nga paraardhësit e tyre. Në fund të paraqitjes së tij deputeti Rexhaj ka theksuar se ai personalisht por edhe përfaqësuesit e fshatit Atmaxhë si nënshkrues të peticionit janë pajtuar se me këtë rast janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut si dhe e drejta e pronës së tyre personale dhe si e tillë duhet të anulohet dhe njëkohësisht është shkelur edhe Dekreti i Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës përkitazi me pezullimin e privatizimit të tokës bujqësore dhe shoqërore në Kosovë.

Përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, z. Jashari ka theksuar se në rastin konkret nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut edhe pse në afatin ligjor dhe disa herë në mediat publike është shkruar se toka bujqësore e lartpërmendur e privatizimit dhe agjencia i lartpërmendur nuk është e detyruar që të njoftojë banorët e fshatit Atmaxhë përkitazi me privatizimin në mënyrë individuale dhe është dashur që ata në mënyrë legale të kyçen në procesin e privatizimit sikur gjithë të tjerët të cilët janë paraqitur në konkursin publik. Në vazhdim, z. Jashari ka theksuar gjithashtu se këtu nuk bëhet fjalë përkitazi me atë se është shkelur Dekreti i Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës përkitazi me pezullimin e privatizimit të tokës shoqërore bujqësore në Kosovë, meqenëse ky privatizimi ka filluar dhe ka përfunduar para hyrjes në fuqi të Dekretit të lartpërmendur nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Pas diskutimeve të gjithanshme anëtarët e Komisionit janë pajtuar që lidhur me këtë çështje të kërkohet këshillë juridike nga ana e Zyrës juridike e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht të kërkohet mendimi edhe nga Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës përkitazi me atë se a ka pasur shkelje të drejtave të njeriut lidhur me këtë rast, dhe pas marrjes së këtyre mendimeve edhe një herë Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione të takohet dhe të merr qëndrim definitiv përkitazi me këtë çështje.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione