Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë...
E Hënë, 12.03.2018
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e mbajtur sot, të cilën e kryesoi Nait Hasani, kryetar, shqyrtoi dhe miratoi me amendamente Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën.
Ndërkaq, shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draft-ligjit për transmetuesin publik të Kosovës, është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës.