Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Premte, 09.03.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i kryesuar ng Duda Balje - kryetare, sot mbajti mbledhje të rregullt.
Në këtë mbledhje, pikë e vetme e rendit të ditës ishte Projektplani për organizimin e Konferencës rajonale për pozitën e gruas në shoqëri. Pas diskutimeve të hollësishme, anëtarët e Komisionit u pajtuan që kjo Konferencë të mbahet më 8 dhe 9 prill në Prishtinë dhe si pjesëmarrës të ftohen nga një anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore nga Kuvendi i Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë.
Gjithashtu, në këtë Konferencë do të duhej të marrë pjesë edhe nga një anëtar i agjencive të Qeverisë, të cilët merren me çështjet e barazisë gjinore në vendet e theksuara më lartë, nga një anëatr nga organizatat joqeveritare që, gjithashtu merren me çështjet e të drejtave të njeriut dhe me barazi gjinore, si dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe shoqata që merren me çështjet e barazisë gjinore dhe të gruas dhe nga një anëtar i familjeve të personave të pagjetur.
Në këtë Konferencë rajonale, do të trajohen gjithsej tri tema.Ttema e parë: "Pozita e gruas në shoqëri në vendet e pjesëmarrësve, të arriturat dhe sfidat". Tema e dytë do të jetë: „Dhuna në familje, preventivat, shkaqet dhe pasojat", dhe tema e tretë do të jetë: "Çështja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës''.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit, gjithashtu, i caktuan anëtarët të cilët do të jenë bartës të temave dhe ata që do të jenë në Bordin për hartimin e përfundimeve.