Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 27.02.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin nr.06/L-040 për Masat Mbrojtëse në Importe.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu po ashtu, edhe raportin me amendamente të Projektligjit për shërbimin gjeologjik.

Është shtyrë për mbledhjen e radhës, ndërkaq, shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.

Komisioni vlerësoi se gjatë shqyrtimit të këtij raporti, në mbledhje duhet të jenë përfaqësuesit e Njësisë së monitorimit të ndërmarrjeve publike.

 

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...