Lajmet e fundit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00

E Enjte, 22.02.2018




Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të fillojë sot në orën 11:00, është shtyrë për të premten, më 23 shkurt 2018, në orën 10:00.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një adresim të tij para deputetëve.

Kreu i Kuvendit shprehu optimizmin e tij për arritjen e një konsensusi lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

 

 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00