Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

E Mërkure, 21.02.2018




Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike,në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e këtij Komisioni, ka shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në këtë mbledhje u fol edhe për Marrëveshjen ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Lidhur me këto çështje, ndonëse me shumicë votash u vendosë që Projektligji të procedohet tutje, ndërmjet anëtarëve të Komisionit (kryesisht përfaqësuesve të VV-së dhe pjesës tjetër të komisionit), u vu re një mospajtim i thellë për sa i përket këtij Projektligji dhe marrëveshjes ndërmjet dy presidentëve.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme