Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
E Mërkure, 07.02.2018
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Igor Simiq, kryetar, shqyrtoi tri projektligje: Projektligjin për Infrastrukturën Kritike, me raport amendamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, me raport amendamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe Projektligjin për Shoqëritë Tregtare, me raport amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rural.
Anëtarët e komisionit, pas debatit, përkrahën procedimin e këtyre projektligjeve për miratim në Kuvend.