Lajmet e fundit

Dëgjim publik për projektligjin për Ndërmarrjet Sociale

E Mërkure, 07.02.2018




Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale organizoi sot, Dëgjim publik lidhur me projektligjin për Ndërmarrjet Sociale, ku kryesuesi i grupit punues të këtij projektligji deputeti Faton Topalli, ishte edhe moderatori

Besa Baftiu, kryetare e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se organizimi i këtij Dëgjim publik ka si qëllim të krijojë mundësinë e të gjitha organizatave, shoqatave dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile të shprehin shqetësimet, vërejtje, pyetje ide e alternativa lidhur me projektligjin për Ndërmarrjet Sociale, me qëllim që Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale të ketë mundësinë ti shqyrtojë dhe rregullojë sa më mirë këtë projektligj. Në fjalën e tij përfaqësuesi i ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale bëri një prezantim të shkurtër të përpjekjeve të institucioneve kosovare, ndër vite, për krijimin e këtij projektligji në bashkëpunim me grupin punues të komisionit parlamentar, kurse përfaqësuesi i KDI-së prezantoi një hulumtim parlamentar të kryer nga KDI, lidhur me Ndërmarrjet Sociale.

Pas kësaj moderatori i këtij dëgjimi publik ia kaloi fjalën për diskutime dhe pyetje përfaqësuesve të ndryshëm pjesëmarrës.

Diskutantë të ndryshëm theksuan se projektligji ka nevojë për përmirësime në nene të ndryshme për rregullim të qartë gjuhësore, pasi kemi vërejtur se nuk përputhen termat gjuhësore nga gjuhët e tjera në gjuhën shqipe. Heqjen nga përdorimi në nenet e fundi lidhur me kontrollin nga institucionet qeveritare të ndërmarrjeve sociale, të ndajfoljes së mundësisë "mundet" pasi duhen të përcaktohen qartë.

Kurse Drenusha Miftari, përfaqësuese e projektit EYE, i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, theksoi se para se të ndërtojmë një ligj për Ndërmarrjet Sociale duhet të pyesim se çka duhet të arrijmë në shoqëri me këtë ligj, pasi esenca e një Ndërmarrje Sociale është për të adresuar çështjet dhe problemet në shoqëri dhe jo si qëllim për punësim. Ndryshe ky ligj nuk përcakton por përzien konceptin Ndërmarrje Sociale me Ndërmarrjet biznesore.

Në përfundim, moderatori Topalli, kërkoi që mundësisht të gjitha vërejtjet sugjerimet dhe pyetjet tu adresohen me shkrim pranë Komisionit Parlamentar të Kuvendit.

Dëgjim publik për projektligjin për Ndërmarrjet Sociale Dëgjim publik për projektligjin për Ndërmarrjet Sociale