Lajmet e fundit

U mbajt takim përgatitor për Programin Orientues për deputetët e zgjedhur për herë të parë

E Mërkure, 16.08.2017




Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në koordinim me organizata ndërkombëtare dhe lokale, ka zhvilluar sot takim përgatitor për Programin Orientues për deputetët e zgjedhur për herë të parë, i cili organizohet më 5 dhe 6 shtator 2017.

Gjatë programit hyrës, deputetët do të kenë rastin të informohen rreth detyrave dhe përgjegjësive si përfaqësues të zgjedhur, me strukturën dhe funksionimin e organeve të Kuvendit, procesin e bërjes së ligjeve, mekanizmat e mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar, si dhe çështjet që ndërlidhen me integritetin, transparencën dhe llogaridhënien.

Këto çështje do të diskutohen në panele të përbëra nga deputetë, zyrtarë të administratës së Kuvendit, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që mbështesin punën e Kuvendit.

Në realizimin e këtij programi janë të përfshirë: Zyra e BE-së në Kosovë, USAID-i, NDI-ja, OSBE-ja, GIZ-i në dy komponente (integrime evropiane dhe reforma financiare), DCAF-i, UNDP-ja, ËFD-ja, MIE-ja, GLPS-ja, INDEP-i, KDI-ja dhe Instituti GAP.

 

U mbajt takim përgatitor për Programin Orientues për deputetët e zgjedhur për herë të parë