Lajmet e fundit
Nga takimi konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike
E Mërkure, 16.08.2017
Përfaqësues të subjekteve politike parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur sot serish në një takim konsultativ, nën kryesimin e deputetit Adem Mikullovci, kryesues i seancës konstituive.
Pas diskutimeve të përfaqësuesve të subjekteve politike, u vendos që seanca konstituive e Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të vazhdojë të enjten, më 24 gusht 2017, në orën 10:00.