Lajmet e fundit

Vazhdimi i seancës konstituive

E Hënë, 14.08.2017




Në mungesë kuorumi, edhe sot ka dështuar vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse në mungesë kuorumi (ishin të pranishëm vetëm 53 deputetë), kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci, lejoi debat, nëpërmjet të cilit deputetët e pranishëm shfaqën pikëpamjet e tyre për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, duke pasur parasyshë kërkesën e koalicionit PAN, propozoi që ditën e mërkurë, në orën 10:00, të realizojë një takim konsultativ me të gjitha grupet parlamentare.

Pritet që pas këtij takimi të caktohet data e vazhdimit të seancës.

Vazhdimi i seancës konstituive Vazhdimi i seancës konstituive Vazhdimi i seancës konstituive