Lajmet e fundit
Vazhdimi i seancës konstituive
E Enjte, 10.08.2017
Kuvendi i Kosovës, edhe sot gjatë vazhdimit të seancës konstituive, nuk ka arritur të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Ftesës për vazhdimin e seancës nga koalicioni PAN, i cili paraprakisht ka njoftuar për mospjesëmarrje në seancë, i është përgjigjur vetëm deputetit Milaim Zeka.
Në këtë seancë munguan edhe 10 deputetët serbë, si dhe, 10 përfaqësuesit e komuniteteve të tjera në Kosovë.
Kryesuesi i kësaj seance, deputeti Adem Mikullovci, bëri të ditur se për vazhdimin tjetër të seancës, deputetët do të njoftohen gjatë ditëve në vijim.