Lajmet e fundit
U mbajt takimi i dytë konstultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike
E Mërkure, 09.08.2017
Është zhvilluar sot takimi i dytë konsultativ midis përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, i cili u drejtua nga Adem Mikullovci, kryesues i seancës konstituive, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Takimi përfundoi me njoftimin e kryesuesit Mikullovci se vazhdimi i seancës, ashtu siç është thirrur, do të mbahet nesër, në orën 10:00. Nuk pati konsensus lidhur me propozimin që vazhdimit të seancës t'i paraprijë një takim tjetër konsultativ të mërkurën e ardhshme, më 16 gusht 2017.