Lajmet e fundit

Vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve

E Hënë, 31.07.2017




Po vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me pjesën e mbetur nga java e kaluar.

Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit, ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit dhe CV-ja.

Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.

Konform praktikave të legjislaturave të kaluara, regjistrimi i deputetit (në holl) nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive, bëhet me qëllim të lehtësimit teknik.

Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.

 

 

Vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve