Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për Punë të Jashtme
E Hënë, 28.01.2019
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, të kryesuar nga Vjosa Osmani- Sadriu, kryetare, është miratuar Raporti i Punës për vitin 2018-të.
Anëtarët të këtij komisioni shqyrtuan dhe miratuan me disa plotësime shtesë edhe Draft-planin e Punës për vitin 2019-të.
Me propozim të deputetit të PSD-së, Dugagjin Gorani, u vendos që në mbledhjen e radhës të shqyrtohet Projektligji për dialogun me Serbinë.
Anëtarët e këtij komisioni vendosën që të formohet një Grup Punues me pesë shtetet që nuk e ka njohur Kosovën, të cilin do ta udhëheq Glauk Konjufca.