Lajmet e fundit
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës - Sqarim
E Hënë, 14.01.2019
Lidhur me artikullin "Arrestohet i dyshuari, u kap duke vjedhur naftë nga gjeneratori në Kuvend", publikuar sot në portalin www.indeksonline.net
Punëtori i arrestuar nga policia nuk është pjesë e stafit të Kuvendit, por punëtor i Kompanisë "Schafberger", e kontraktuar nga Kuvendi për mirëmbajtje.
Gjeneratori, ndërkaq, është pronë e Kuvendit por që mirëmbahet nga kompania "Schafberger".
Për çdo informacion shtesë lidhur me rastin, ju lutem adresojuni organeve përkatëse të sigurisë.
Me respekt,