Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 16.01.2017 10:00




    R e n d i  i  d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,


    2. Përgatitjet për seancën plenare:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,

    5. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,

    6. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,

    7. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për", prej tyre 11 vota „Për" të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),

    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e arëmve dhe dorëzimin e arëmve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

    11. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    12. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.


    3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:

     

    Procesverbali