Lajmet e fundit

Të mërkurën mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq

E Hënë, 08.10.2018




Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, të mërkurën, më 10 tetor 2018, mban mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:

 

R e n d i i d i t ë s:

 

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit të mbajtur, më

04.10.2018;

3. Shqyrtimi i materialeve të pranuara nga institucionet;

4. Intervistim i Kryeshefit Ekzekutiv dhe zyrtareve të Inspektoratit Policor të Kosovës

5. Të ndryshme.


Mbledhja mbahet në sallën N-10, në orën 13:00.