Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme…

E Marte, 18.09.2018




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, në mbledhjene e sotme, të kryesuar nga Haxhi Shala, kryetar, shqyrtoi planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2018.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit u theksua që aktivitetet që nuk ajnë realizuar në sesionin pranveror, të barten për sesionin vjeshtor, në mënyrë që të kompletohet plani i punës.

Gjithashtu u theksua që të përcaktohen priroritetet në Komisionit, në mënyrë që aktivitetet e planifikuara të realizohen. Komisioni u dakordua që pas plotësimeve në planin e punës, të miratohet në Komision.

Gjithashtu u vendos që javën e ardhëshme të ftohet në raportim në Komision, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, në mënyrë që të realizohet edhe një dëgjim paraprak, para përfundimit të raportit për mbikëqyrjen e Ligjit të Inspektopriatit Polcior të Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme…